
Sudoku luhet në një rrjet i cili përbëhet nga 9x9 hapësira të ndara në 9 rreshta (rregulluar horizontalisht) dhe 9 kolona (rregulluar vertikalisht) të grupuara në katrore me dimensione 3x3.
Çdo rresht, kolone dhe katror ( 9 hapësira secila) duhet të plotësohet me numrat nga 1 deri në 9 pa përsëritur asnjë numër në një rresht, kolonë ose katror.
Në fillim të lojës në disa prej hapësirave në rrjet ka numra. Qellimi është të mbushni të gjitha hapësira bosh me numrat nga 1 -9. Sa më shumë numra ka në fillim të lojës, aq më lehtë është sudoku puzzle. Sudoku puzzle më të vështira janë ata, që në fillim kanë vetëm disa numra, kurse ata me vetëm 17 numra janë jashtëzakonisht e vështira.
Ka vetëm një kusht – çdo rresht, çdo kolonë dhe çdo katror të vogël me madhësi 3x3 pas përfundimit të mbushjes duhet të përmbajë të gjitha shifrat nga 1 – 9. Në këtë rast secila prej shifrave mund të përmbahet vetëm një here në një rresht,kolonë ose katror.
Çdo shifër duhet të përmbaje saktësisht 1 herë brenda një rresht,kolonë ose katror të rrjetit.


✓E saktë

✗E pasaktëNë internet ju mund të gjeni dhe lexoni shumë në lidhje me teknikat e zgjidhjes së sudokut. Këtu nuk mund të shqarojmë të gjitha teknikat për zgjidhjen e rrjetave të sudokut., por do tju japim një udhëzues themelor. Në procesin e zgjidhjes çdo njëri mund të përcaktojë teknikat që u pëlqen për zgjidhjen e sudokut, dhe kushdo që dëshiron mund të rishikojë teknikat që kemi shpjeguar në kolonën tone të artikujve.
Mos përsërisni asnjë numër.
Siç mund të shihni në katrorin e sipërm të majtë (të rrethuar në blu) tashmë janë mbushur 7 nga 9 hapësira. Numrat e vetëm që mungojnë në këtë katror janë 5 dhe 6. Duke pare secilët numra mungojnë në katrorin,rreshtin ose kolonën përkatëse, ne mund të përdorim procesin e eliminimit dhe zbritjes për të kuptuar secilët numra duhet të vendosni në vendet bosh.
Për shembull, në katrorin e sipërm të majtë ne e dime se duhet të shtojmë 5 dhe 6 për të përfunduar katrorin, por nuk mund të themi secili numër ku duhet të jetë, pasi kontrollojmë rreshtat dhe kolonat ngjitur. Kjo do të thotë se ne duhet të injorojmë katrorin e sipërm të majtë dhe të përpiqemi të mbushim një pjesë tjetër të rrjetit.
Mos u përpiq të marr me mend
Sudoku është një lojë e bazuar në logjikë, prandaj nuk duhet të përpiqeni ta merrni me mend. Nëse nuk dini cilin numër të vendosni në një hapësirë, vazhdoni të shikoni pjesët e tjera të rrjetit derisa të shihni një mundësi për të vendosur një numër. Mos nxitoni - Sudoku mbështetet në durimin, frymëzimin dhe njohjen e modelit, jo fatin.
Përdorni një proces eliminimi
Çfarë do të thotë "procesin e eliminimit" ndërsa luani Sudoku? Për shembull. Në rrjetin Sudoku(I treguar më poshtë), në kolonën vertikale më të majtë mungojnë vetëm disa numra(të rrethuar me blu) 1,5, dhe 6.
Një nga mënyrat për të gjetur cili numër në cilën kolonë duhet të vendoset është të përdorësh një "proces eliminimi" duke kontrolluar cilët numra të tjerë tashmë janë përfshirë në çdo katror- sepse nuk mund të ketë numra kopjues në secilin katror,rresht ose kolonë.
Në këtë rast mund të vërejmë se numri 1 ndodhet në katrorin e sipërm të majtë dhe në katrorin e mesëm të sipërm(numrat e rrethuar me të kuqe). Kjo do të thotë se ka vetëm një vend ku mund të vendosim 1 – në katrorin e shënuar me të gjelbër. Kështu funksinon procesi i eliminimit në Sudoku – shikoni secilat vende janë të lira, cilët numra mungojnë, dhe me mendim logjik, të bazuar në pozicionet e numrave në rrjet, gjeni cilat numra duhet të vendosni në vendet bosh.
Rregullat e Sudokut në përgjithësi nuk janë të komplikuara, por loja ka mundësi të pafundme me miliona kombinime të ndryshme dhe një larmi të niveleve të vështirësisë. Sidoqoftë, e gjithë kjo bazohet në parime të thjeshta duke përdorur numrat 1-9, që duhet të mbushen hapësirat bosh,nëpërmjet mendimi logjik, dhe numrat nuk duhet të përsëriten në një katror,rresht ose kolonë.